5
LODOLA.FRA
4
LODOLA.FRA
LE CIRQUE 2016
Scultura luminosa
cm 320x15x780h
LE CIRQUE 2016
Skulpture e ndritshme
cm 320x15x780h
Nëse ka një të vërtetë të madhe për artin është se arti mund të flasë çdo gjuhë. Arti s’ka nevojë për përkthyes.
Nuk ka nevojë të jesh italian për t’u entuziasmuar nga veprat e Marco Lodola që po vijnë për herë të parë për
publikun e kryeqytetit në një ekspozitë vërtet të bukur në Sheshin Nënë Tereza. Një shfaqje ngjyrash për një
kryeqytet që ka një raport krejt special me ngjyrat.
Ka pak mënyra më të mira për ta bërë një qytet më të jetueshëm, më të gjallë, më miqësor, sesa arti e kultura.
Muzika, teatri, piktura, skulptura, çdo manifestim artistik, është për një qytet si një shkëndijë që gjeneron jetë,
zhvillim, kreativitet, që i lejon një qyteti dhe komunitetit që jeton në të të zbulojë vetveten. Në këtë kuptim, një
ekspozitë e tillë është dhurata më e bukur që mund t’i bëhej Tiranës në këtë prag festash.
Për shumë kohë, Tirana ka qenë një kryeqytet i izoluar nga zhvillimet e mëdha artistike e kulturore të Europës
dhe botës. Por lajmi i mirë është se tashmë kjo situatë ka filluar të ndryshojë. Kryeqyteti ka parë vitin e fundit një
numër të madh aktivitetesh kulturore, koncerte, ekzpozita, instalacione, konkurse, festivale, të cilat dalëngadalë
po i japin Tiranës fizionominë e një kryeqyteti artdashës që krijon hapësirë e mundësi për artin e kulturën. Sepse
si kurrë më parë, ka një ndërgjegjësim që një qytet nuk mund të jetë kurrë i suksesshëm, nuk mund të jetë kurrë
tërheqës, nuk mund të jetë kurrë një destiancion turistim, nëse nuk investon tek artet dhe kultura.
Se c’è davvero un grande verità sull’arte, è che l’arte può parlare qualsiasi lingua. L’arte non ha bisogno di un
interprete. Non c’è bisogno di essere un italiano per entusiasmarti delle opere di Marco Lodola che stanno arrivando
per la prima volta al pubblico della capitale in una bellissima mostra sulla piazza Madre Teresa. Un spettacolo a colori
per una capitale che ha un rapporto speciale con i colori.
Ci sono pochi modi migliori per rendere una città più vivibile, più vivace, più amichevole come l’arte e la cultura.
Musica, teatro, pittura, scultura, ogni manifestazione artistica, è per una città come una scintilla che genera la vita,
lo sviluppo, la creatività, che permette ad una città e comunità che vive con essa a rivelarsi. In questo senso, tale
mostra è il regalo più bello che si possa fare alla vigilia delle feste a Tirana.
Per troppo tempo, Tirana è stata un capitale isolata dai maggiori sviluppi artistici della cultura europea e mondiale.
Ma la buona notizia è che ora questa situazione ha cominciato a cambiare. La Capitale l’ultimo anno ha visto un
gran numero di eventi culturali, concerti, fiere, mostre, concorsi, festival, che lentamente hanno dato a Tirana la
fisionomia di una capitale amante dell’arte é che crea la possibilità di uno spazio per l’arte e la cultura. Poiché, come
non mai, vi è la consapevolezza che una città non potrà mai avere successo, non puoi mai essere attraente, non può
mai essere considerata una destinazione turistica, se non si investe sull’arte e sulla cultura.
Erion Veliaj
Luminapolis - LODOLA.FRA